Kombëtarja humb Berat Gjimshitin për Poloninë!

Lajmet nga Italia janë të këqija për Atalantën dhe për ekipin përfaqësues. Berat Gjimshiti nuk do të mundë të luajë në kombëtare në ndeshjen ndaj Polonisë në eliminatoret e Europianit 2024 në 27 mars. Analizat mjekësore, të bëra ditën e djeshme, që pas dëmtimit në ndeshjen ndaj Napolit, dëshmuan që qendërmbrojtësi shqiptar do të duhet të pushojë të paktën 2 javë. Duke qenë se jemi në 16 mars, Gjimshiti nuk mundet të jetë në 27 mars në fushë në stadiumin kryesor të Varshavës. Ky ishte një nga lajmet më të këqija të mundshme për kombëtaren dhe për trajnerin Silvinjo.

Sfidanti.al