Janis Adetokumbo shpërtheu sërish dhe pavarësisht ndonjë gabimi në gjuajtje (sidomos personale), u tregua vendimtar. Kapiteni i Miluokit shënoi 36 pikë, vetëm pak orë pasi shkëlqeu me 46 në ndeshjen paraardhëse, dhe udhëhoqi ekipin në fitoren e vështirë dhe domethënëse në fushën e Feniksit. Përfundoi 116-104, ndonëse Feniksi kryesoi deri në mesin e pjesës së katërt. Miluoki u bë ekipi i parë që siguroi kualifikimin në plej of, dhe trajneri Badenholzer deklaroi se kjo ishte diçka e madhe në një ligë kaq të vështirë sa NBA-ja.
Sfidanti.al