Borusia e Dortmundit mori një lajm tronditës, edhe pse nuk bëhet fjalë për (larg qoftë) vdekje. Erling Halandi, ylli i saj kryesor, dhe makineria e saj e golit, pësoi dëmtim në kofshë dhe do të duhet të mungojë deri në janar. Kjo do të thotë se ai do të mungojë për katër javë. Pasi u mor vesh dëmtimi, mund të kuptohet më lehtë se përse trajneri Lysien Favre nxitonte për ta zëvendësuar Halandin në pjesën e dytë, edhe pse vetëm në minutat e fundit, për të mos e mbilodhur në këtë sezon të pazakonshëm, të ngushtuar për shkak të Kovid 19, që do të thotë se lojtarët kanë pasur më pak mundësi për të pushuar dhe janë më të prekshëm nga dëmtimet.
Sfidanti.al