Ka vetëm një formulë të cilën trajneri katalanas ua shpalos lojtarëve të tij. Mançester Siti duhet të jetë vetvetja në sfidën e sotme ndaj Realit të Madridit në Champions, dhe të mos ç’natyralizohet për t’iu përshtatur kundërshtarit. Trajneri Pep Guardiola ngacmohet se përse spanjollët kanë fituar kaq shumë Champions. “Nuk e di, – thotë ai, – nëse do ta dija do të përpiqesha ta kopjoja. Ne duhet të bëjmë punën tonë, të jemi vetvetja. Dakord, duhet të bëjmë diçka të veçantë që të kualifikohemi, diçka të ndryshme, por asgjë ekstravagante. Unë nuk do të bëj eksperimente këtë herë”.
Sfidanti.al