Modriç: Fitojmë shumë Champions., sepse japim maksimumin në ndeshje të tilla!

Një paralajmërim për Mançester Sitin nga ana e njërit prej lojtarëve më të mirë të botës. Luka Modriç do të jetë në fushë për Realin e Madridit në sfidën gjysmëfinale të kthimit në Ligën e Kampionëve, në stadiumin “Etihad” dhe duket se ndihet shumë i qetë. “Në këto ndeshje ne japim maksimumin, – tha kapiteni i Kroacisë, – kjo është arsyeja se përse kemi fituar kaq shumë trofe në Champions. Jam i bindur se do të jemi në lartësinë e detyrës. Siti është skuadër shumë e fortë, por kemi besim tek vetra”. Ndeshja e parë në “Bernabeu” përfundoi 1-1.

Sfidanti.al