Bajerni bindet nga Kolo Muani, ky do të jetë sulmuesi “i piketuar”

Nuk do të jetë aspak e lehtë që të merret sepse konkurrenca pritet e fortë dhe çmimi i lartë. Gjithsesi, Bajerni besohet se do të sulmojë me të gjitha forcat për sulmuesin francez Randal Kolo Muani. Ylli i Frankfurtit ka shkëlqyer këtë sezon dhe në moshën 24-vjeçare duket gati për “skenën e madhe”. Mendohet që Mançester Junajtidi, Liverpuli dhe Paris SG kanë shprehur interesimin për nënkampionin e botës, ndërsa drejtuesit bavarezë kanë tejkaluar dyshimet që kishin për të. Raportet në Gjermani janë që çmimi i kartonit mund të jetë më poshtë se 100 milionë euro, siç parashikohej më parë.

Sfidanti.al