Kohët e vështira të një Joakim Lëvi të shkëlqyer, por të lodhur janë gjë e së shkuarës, dhe “manshafti” i sotëm duket si ai i dikurshmi. Hansi Flik po bën mrekullinë e dytë, duke ringjallëruar në kulm Gjermaninë, pasi e bëri këtë gjë me Bajernin. Tifozët gjermanë kanë të gjithë të drejtën që të besojnë se do të lumturohen ashtu si ata bavarezë, që fituan çdo trofe me Flikun. Së pari, ata do të duan Kupën e Botës. A do të mundet ky ekip që t’ia dalë në Katar me rivalë si Franca, Spanja, Brazili apo Argjentina, pa folur për Anglinë, Belgjikën apo Holandën? Nuk e dimë, por me Flikun Gjermania ka 13 ndeshje pa humbje. “Nuk ishim të përsosur, – tha ai pas ndeshjes, – por, nuk është momenti për të folur për këtë. Duhet t’i bëj një kompliment të madh skuadrës që kaloi këtë test. Fitoret janë të rëndësishme për vetëbesimin, sidomos jam shumë i lumtur për Vernerin”.
Sfidanti.al