Nuk janë tifozë të Liverpulit, ndonëse ekipin anglez e pëlqejnë nëpër Europë dhe në të gjithë botën. Ditëlindjen e Jurgen Klopit e festuan edhe në qytetin e Rostokut në Gjermani, dhe nismëtar për këtë u bë këngëtari kryesor i grupit muzikor “Di Toten Hosen” (Die Toten Hozen), që në shqip përkthehet “Mbathjet e vdekura”. Këngëtari Andreas Frege është një mik i Jurgen Klopit, dhe gjatë koncertit, ai e ndërpreu programin për të thirrur “ditëlindje të lumtur …” e pastaj duke ia drejtuar mikrofonin publikut që të përfundonte fjalinë me emrin “Jurgen Klop”. Trajneri gjerman mbushi dje 55 vjeç.
Sfidanti.al