Saki paralajmëron Interin: i duhet ekuilibër jo treshja Lukaku-Lautaro-Dibala!

Nuk dihet nëse është i këtij mendimi trajneri Simone Inzagi, por tekniku zakonisht duhet ta kuptojë teknikun. Arrigo Saki, njëri nga njohësit më të mirë të futbollit në të gjithë botën, bëri një paralajmërim për Interin pasi klubi zikaltër dhe mediat njoftuan se Romelu Lukaku do të jetë sërish milanez. Po ashtu, që Paulo Dibala është vetëm një hap larg, pavarësisht kërkesave të agjentit që tij që po rrisin shpenzimet. Pra, tek Interi do të jetë treshja e sulmit Lukaku-Lautaro Martinez-Dibala, me të tre lojtarët që do të duan që të jenë njëkohësisht në fushë. “Është një rrezik i madh, – thotë Saki, – tre sulmues të tillë krijojnë një barrë për ekipin, për lojën mbrojtëse. Interi ka nevojë për ekuilibër, jo thjesht për një treshe sulmi”.

Sfidanti.al