Florentino Perez kritikon Makronin për rolin në transferimin e Mbapesë

Në Paris u tha se vetë kreu i shtetit francez i telefonoi sulmuesit të PSG-së duke e nxitur që të mos shkonte tek Reali i Madridit, por të qendronte aty ku ishte. Padyshim presidenti i Francës, Emanuel Makron, e luajti një rol në vendimin e Kilian Mbapesë për të refuzuar Realin e për të mbetur tek Paris SG, ndonëse arsyet kryesore ishin paratë e sheikëve. Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, e kritikoi Makronin duke deklaruar se nuk arriti ta kuptonte arsyen e asaj që bëri. “Tek Reali kanë ardhur më parë yje të Francës si Zinedin Zidani dhe Karim Benzema, – tha Perezi, – dhe ata e ngritën lart emrin e vendit të tyre. Nuk pati telefonata për ta, dhe nuk e di se përse ndodhi kështu këtë herë”. Ndoshta, ndodhi sepse Makroni deshi të fitonte disa pikë politike për fushatën elektorale.

Sfidanti.al