Çdo të bëjë Bajerni për Manenë, nëse Barça ofron 40 milionë euro për Levandovskin?!

Deri tani, ka qenë një tango me hapa të barabartë. Nga Bavaria janë dërguar sinjale tek Liverpuli për Sadio Manenë, dhe ofertat kanë qenë maksimumi 35 milionë euro, plus shpërblime të rëndësishme nëse sulmuesi fiton 3 herë radhazi Topin e Artë!!! Nga ana tjetër, nga “Kamp Nou” ka pasur sinjale për në “Alianc Arenë” me oferta deri në 32 milionë euro për kartonin e Robert Levandovskit, plus 5 milionë euro shpërblime. Gjithçka, thuajse në ekuilibër. Sidoqoftë, pyetja është se çfarë do të bëjë Bajerni kur Barcelona të vijë me një ofertë prej 40 milionë eurosh për polakun, plus shpërbimet? Pak a shumë, kjo ofertë barazon atë që kërkojnë bavarezët, ndërsa pritet që nga Mynihu të jepen gjithashtu 40-50 milionë euro për Manenë.

Sfidanti.al