Mediat britanike janë plot me lavdërime për Jurgen Klopin dhe drejtuesit e punëve në stadiumin “Anfild” për lëvizjen e fundit. Liverpuli thuhet se i dha fund fazës së transferimeve 11 javë përpara sesa ajo të mbyllej, dhe vetëm 2 javë pasi u hap, ndërsa u mor lojtari i krahut, Kalvin Ramsej nga Aberdini. Një “peshkim” në veri të kufirit anglez, në Skoci, për një 18-vjeçar të cilit i mjaftoi vetëm 1 sezon në elitë për të treguar veten. Biznesi është shumë i mirë për të dyja palët, pasi Liverpuli do të japë 4.5 milionë paundë stërlina, plus shpërblime prej 3.5 milionë paundësh të tjera. Në total, bëjnë 8 milionë, ndërsa Klopi beson se Ramsej do të jetë një Andi Robertson i dytë. Ky transferim është një kontrast i madh në krahasim me shpenzimet e Mançester Sitit apo Çelsit për të marrë yjet e tyre.
Sfidanti.al