Gjashtë ndeshje të anuluara, sot mbijetoi vetëm Lids-Arsenal!

Kampionati anglez ka marrë një goditje tepër të fortë nga koronavirusi, dhe pikërisht fundi i vitit është kthyer në makthin e madh. Nga ndeshjet e kësaj fundjavë janë anuluar deri tani plot 6, e fundit ajo mes Aston Vilës dhe Bërnlit që u detyrua të shtyhej vetëm 2 orë përpara fillimit, pasi skuadra vendase pati disa raste me Kovid. Nga e shtuna, në program mbeti vetëm sfida në “Eland Roud” mes Lidsit dhe Arsenalit, kurse nesër shpresohet të luhen Njukasëll-Mançester Siti, Uolves-Çelsi, Everton-Leister dhe Totenhem-Liverpul. Nuk dihet nëse të gjitha këto mund të luhen pasi nga momenti në moment mund të ketë infektime të reja.

Sfidanti.al