Një sukses i pamenduar, por i thellë dhe i merituar. Skuadra e Zhoze Murinjos dha një sinjal të vërtetë se mund të luftojë për të hyrë në zonën Champions në Serinë A me fitoren 4-1 në fushën e Atalantës. Triumfi i të besuarve të trajnerit portugez bëri që ata të ndihmonin veten, por edhe ekipet e tjerë si Juventusin, por edhe Atalantën apo Lacion. Tami Abraham ishte një nga heronjtë kryesorë në stadiumin e Bergamos dukle shënuar 2 gola, ndërsa Nikolo Zaniolo e Kris Smolling realizuan dy të tjerët. Luis Muriel i dha shpresë bergamaskëve në fund të pjesës së parë duke shkurtuar diferencën në 1-2, por kjo ishte pasditja e Romës, dhe jo e Atalantës. Roma ka 31 pikë ndaj 37 të Atalantë.
Sfidanti.al