Nagelsmani është i lehtësuar nga Bajerni i tij pas Volfsburgut

Skuadra e tij mbetet në nivele tepër të larta në Gjermani, dhe po ashtu është një nga favoritët për Championsin, por gjithsesi një trajneri ambicioz nuk mbetet lehtë i kënaqur. Julian Nagelsman pati kritika për lojtarët e tij për fazën e parë në Bundesligë, duke vlerësuar se shpesh herë ekipi çalonte në pjesën e parë apo në të dytën, duke gabuar në mbrojtje e duke humbur raste në sulm, si dhe duke pasur nevojë ndonjëherë për fatin. Gjithsesi, suksesi 4-0 ndaj Volfsburgut i largoi këto shqetësime. “Ajo që kemi bërë fazën e parë të kampionatit është e shkëlqyer, – tha trajneri Nagelsman, – ne ishim në nivel të lartë ndaj rivalëve të fortë. Gjithsesi, këtë herë ishim më mirë se në të kaluarën, pasi luajtëm fort për 90 minuta. Jam i lumtur për Levandovskin, rekordin e arriti me një gol shumë të veçantë”.

Sfidanti.al