Milani e Juventusi duhet të ruhen nga Çelsi dhe Arsenali!

Klubet angleze duket se do të vazhdojnë “gjuetinë” në kampionatin italian, dhe nga kjo gjë nuk do të kursehen as skuadrat më të mira. Kohët kanë ndryshuar shumë dhe ja kur Çelsi dhe Arsenali synojnë përforcime me yje të marrë nga Seria A. Blutë e Londrës ia kanë vënë syrin lojtarit të Milanit, Teo Hernandez, me të cilin duan të kenë alternativa pas dëmtimit të lojtarit të krahut të majtë, Ben Çiluell. Kjo, që në janar. Futbollisti francez vlerësohet me kartonin 50 milionë euro, ndërsa Milani është në bisedime për rinovimin e kontratës. Arsenali ndërkaq mund të marrë Dejan Kulushevskin e Juventusit. Sulmuesi suedez vlerësohet si e ardhme në Torino, ndërsa kartoni i tij mund të ketë vlerë 35-40 milionë euro.

Sfidanti.al