“Jemi në krye të kampionatit për të mos zbritur më”. Këto fjalë të trajnerit zikaltër, Simone Inzagi, pas përfundimit të spektaklit të skuadrës së tij në fushën e Salernitanës, dhe duket se e ka seriozisht. Me 6 fitore radhazi dhe me 5 prej tyre pa pësuar gol, objektivi i vendosur nga Inzagi për Interin e tij duket diçka krejt reale. Edhe mediat italiane janë dakord me këtë premtim.
“Interi ka nisur vrapin, – komenton “La Gazeta delo Sport”, – prova e parë për arratisjen. Inzagi: Ne jemi në krye për të mos zbritur më!
“Simone merr udhët, – shkruan “Il Korriere delo Sporti”, – Interi dërrmon Salernitanën, dhe zikaltërit ngjiten në +4 ndaj Milanit”.
“Frymëzimi i 103 golave, – titullon “Tutosport” nga Torino, – Interi në një arratiste Krishtlindjeje!”
Sfidanti.al