Mançester Siti është në krye të Premier Ligës dhe kampionët në fuqi duken kandidatët kryesorë për titullin, edhe pse Liverpuli është pranë, dhe Çelsi aspak larg. Meritë kryesore për këtë moment të suksesshëm e paska trajneri Pep Guardiola, aq sa mesfushori Xhek Grilish thotë se katalanasi po i fiton ndeshjet i vetëm. “Është e pabesueshme sesa shumë ndeshje ai ka fituar për ne, – thotë lojtari i Anglisë i ardhur nga Aston Vila verën e kaluar, – ai po i fiton ndeshjet i vetëm, personalisht, duke ndryshuar taktikën pas çdo sfide”. Guardiola pagoi 100 milionë paundë stërlina për ta marrë Grilishin, që po përshtatet gradualisht me stilin e trajnerit katalanas. Vetë Guardiola për fat pritet në stol për ndeshjen e së dielës në fushën e Njukasëllit pasi testi për Kovidin i doli negativ. Siti kryeson renditjen e Premier Ligës me 41 pikë në 17 ndeshje ndaj 40 të Liverpulit dhe 37 të Çelsit.
Sfidanti.al