Futbollisti amerikan, Tom Poup, nuk ka frikë të flasë për politikën e luftën!

Nëse e ka pasur sepse ata janë hebrej, padyshim që ka gabuar, por nëse ka folur në përgjithësi për kapitalin financiar, atëherë është në të drejtë. Futbollisti amerikan, Tom Poup, që luan për Port Vejlin në Angli, shigjetoi qartësisht presidentin e vendit të tij, Donald Tramp, por edhe bankat më të fuqishme në SHBA, si nxitëse të një Lufte të mundshme të Tretë Botërore. Ai u pyet sesi mund të shkonte një luftë e tillë, dhe nuk ngurroi të komentonte në Tuiter se “ne pushtojmë, Iranin, pastaj Kubën dhe Korenë e Veriut, dhe pastaj Rotshildët kurorëzohen kampionët e çdo banke në planet, në fund”.

Federata Angleze vendosi të kërkojë shpjegime nga Port Vejli dhe nga Poupi, për një mesazh që qartësisht është politik, ndërsa vetë amerikani është futbollist. Përpjekja e Federatës është që të ndajë sportin nga politika, ndonëse nuk sqarohet sesi mundet që një njeri të mos mendojë politikisht edhe pse ka një profesion të caktuar, dhe përse nuk mund ta shprehë mendimin e tij!

I akuzuar nga disa qarqe si antisemit, Poup e hodhi poshtë këtë sulm. “Unë antisemit? – tha ai, – përse? Sepse kam thënë që Rotshildët zotërojnë bankat më të mëdha? Po kjo është e vërteta”! Acarimi i fundit i situatës në Lindjen e Mesme, me vrasjen e gjeneralit iranian Solimani, dhe më parë me sulmin ndaj Ambasadës amerikane në Bagdat, ka sjellë polemika të ashpra.

Sfidanti.al