Ndodh që në kampionat, një skuadër nuk ka ecuri të mirë, por shpesh figurat më të shëmtuara për to janë rezervuar në ndeshjet e kupave kombëtare e sidomos kur ato bëhen në raundet e para të tyre kur ekipe me emër befasohen nga ato diletante dhe eliminohen dhe në raste të tilla zakonish pasojat I vuan trajneri.
Është ky rasti I Antuan Kombuare’ që nuk është më trajneri I Tuluzës, lajm që u komunikua nga vetë klubi francez nëpërmjet një komunikate në faqen e tij të internetit. Trajneri I Tuluzës pagoi shtrenjtë humbjen 1-0 të skuadrës së tij të pësuar ndaj Sën Prive’Sën Hiler FC, një skuadër diletantës që luan në Divizionin e Katërt të futbollit francez, në raundin e parë të Kupës së Francës. Kombuare’ u shkarkua për t’ia lënë vendin Denis Zankos, trajnerit të skuadrës rezervë.
Ishte një humbje që djeg jo pak Tuluzën kjo edhe për faktin se erdhi në sekondën e fundit të ndeshjes me skuadrën që bëri një figurë shumë të shëmtuar kështu që shkarkimi I Kombuaresë ishte I paevitueshëm me Tuluzën që edhe në Ligue 1 nuk po shkëlqen.
Në fakt Tuluza është në vendin e fundit në kampionat dhe kjo është hera e dytë që kjo skuiadër bën ndryshime në pankinë. Kombuare në fakt e mori drejtimin e saj në muajin tetor duke zëvendësuar Alen Kazanovën që kishte akumuluar 4 humbje në 9 ndeshje. Por ish tekniku I Paris Sën Zhermenit bëri akoma më keq, pasi fitoren e vetme me Tuluzën e arriti në sfidën e tij të parë me këtë skuadër, ndaj Lilës. Nga ai moment Tuluza ka pësuar vetëm humbje, 9 radhazi që u thye vetëm nga fitorja në Kupën e Ligës kundër Niort.
Sfidanti.al