Postimi ironik në Twitter I aktorëve italianë Salvatore Ficarra e Valentino Pikone nuk I shpëtoi Presidentit të Italisë Serxho Matarela, Dyshja komike ‘u ankua’ në për faktin se Matarela në fjalimin e tij për fundvitit, foli për shumë tema, por nuk përmendi klubin e futbollit të Palermos dhe Matarela iu përgjigj menjëherë, gjë që u konfirmua nga vetë aktorët
‘Edhe këtë vit, Matarela në fjalimin e tij të fundvitit foli për të rinjtë, ambientin, gratë, punën dhe nuk tha asnjë fjalë për Palermon në Serinë D. Më vjen keq që e them por jemi në komb në rënie-shkruhej në postimin ironik të palermitanëve.
Po kaq ironike ishte edhe përgjigjja e presidentit Matarela që sic tregojnë vetë aktorët u telefonoi dhe u tha se nëse do të kishte folur për situatën e skuadrës së Palermos në mesazhin e tij, do të kishte trishtuar shumë italianët dhe më pas, sipas komentit me shaka të Salvatore Fikarra ai shtoi se do të ndiqte fatin e Palermos në mënyrë që të mos ngjitet vetëm në Serinë C, por me dekret presidencial të hyjë direkt në Ligën e Kampioneve
Sfidanti.al