Statuja e Zlatan Ibrahimovic e vendosur gjatë vjeshtës së 2019 përpara stadiumit të Malmos, nuk ekziston më. Pas një sërë sulmesh vandale të pësuara javët e kaluara pas vendimit të futbollistit për të hyrë në bordin drejtues të Hamarbi, ku pati edhe shkatërrim të hundës së momunmentit, në mesnatën e së shtunës, tifozët ultras thyen edhe këmbët e tij duke bërë që statuja të shembet në tokë.
Një incident ky që përbën një fund të hidhur për Ibrën në atë që ishte qyteti I tij dhe kombi I tij. Ai që foli për këtë ngjarje të shëmtuar ishte skulptori Peter Linde që për ‘Sportbladet’ tha që ishte I shokuar nga ajo që ndodhi.
‘Jam I shokuar-tha Linde-për të bërë një dëm të tillë duhet kohë. Me siguri dikush ka qenë I pranishëm në momentin që ndodhi kjo dhe nuk bëri asgjë për ta ndalur. Në këtë pikë është më mirë që statuja e tij të vendoset në Milano. Aty tifozët e adhurojnë Ibrahimovic’.
Sfidanti.al