Mediat katalanase shkruajnë se njerëzit pranë sulmuesit norvegjez kanë mbetur të mrekulluar nga ndeshja e Barcelonës në fushën e Realit të Madridit. Vetë Halandi, po ashtu, e ka vlerësuar shumë lart lojën e skuadrës së trajnerit Ksavi Hernandez, me të cilin u takua pak javë më parë. Është e qartë se në “Kamp Nou” e kanë të pamundur të plotësojnë kërkesat financiare të 21-vjeçarit të Dortmundit, gjë që mund ta bëjnë vetëm klube si Paris SG, Siti apo Reali, por megjithatë norvegjezit i janë dhënë siguri se gjendja financiare do të ndryshojë shpejt. Nuk dihet nëse Halandi do të zgjedhë Barçën, por është e sigurt se pas fitores 4-0 të ekipit “blaugrana” në Madrid, vlerësimi i tij për ekipin e Ksavit është shumë më i lartë.
Sfidanti.al