“Më vjen keq për ekipin, sepse meritonim më shumë”. Kështu u shpreh Nedim Bajrami pas ndeshjes më të mirë të tij të sezonit, ku shënoi ndaj kampiones së Italisë në fuqi, Milanit, por Empoli i tij doli i mundur nga fusha e stadiumit “Të Kaltrit”. Në një përballje të çmendur, jo aq tipike për Serinë A, të 4 golat u shënuan që nga minuta e 79-të, madje 3 prej tyre erdhën në kohën shtesë: 90’+2, 90’+4, 90’+7. Bajrami shënoi atë të barazimit 1-1 me një goditje dënimi të shkëlqyer dhe u mendua se e kishte marrë pikën për toskanët pasi kuqezinjtë kishin shënuar me Ante Rebiçin. Gjithsesi, Ture dhe Leao i dhanë fitoren të besuarve të Stefano Piolit që bënë më shumë, por që nuk arritën që të dominonin. Bajrami gjithsesi e fitoi ndeshjen e tij.
Sfidanti.al