Reali i Madridit ndihet i ofenduar nga Erling Halandi

Në të vërtetë, klubi “merenges” nuk duhet të shqetësohet shumë sepse babai i sulmuesit norvegjez thjesht bëri disa deklarata, dhe është në të drejtën e tij për t’i bërë. Gjithsesi, e përditshmja “Marka” shkruan se tek Reali nuk kanë mbetur aspak të kënaqur nga fjalët e Alfi Halandit, për pozicionin që Madridi zinte në listën e dëshirave të djalit të tij. Sipas të jatit, Erlingu kishte dëshirë të parë Man. Sitin, pastaj Bajernin dhe vetëm në vend të tretë Realin. “Klubi madrilen nuk dëshiron që emri i tij të përmendet dhe të shfrytëzohet për gjëra të tilla”, – shkruan “Marka”.

Sfidanti.al