Mirë shefat, por edhe Interi i dikton formacionin Edi Rejës !

Dëgjoni fjalët e trajnerit të Realit, Ançeloti: “ Unë nuk i marr në telefon trajnerët e Kombëtareve. Janë ata që më telefonojnë mua..” Kjo është përgjigja që ka dhënë italiani, kur gazetarët e kanë ngacmuar se trajneri i Francës, Deshamp i është lutur trajnerit të Paris SG, Galtie që ta linte pushim Mbapen, të mos e fuste në lojë…

Dhe kur flet Ançeloti, një profesionist babaxhan, fitues i përjetshëm e quajnë në Spanjë, edhe “nxënësi” më i vjetër nga trajnerët mund të mësojë. Fjala është për trajnerin tonë Edi Reja, që në ndeshjen e fundit të Kombëtares me Islandën mori një telefonatë nga drejtuesit e Interit, të cilët i luteshin me diplomaci që Asallanin të mos e aktivizonte se “ata e kishin litarin në fyt”.
Cila ishte përgjigja e Rejës? Me siguri ka shkuar tek presidenti Duka, pa të cilin nuk bën dot asnjë shpikje në formacion, dhe i ka thënë :

“ President, Interi po na lutet që Asllanin të mos e fusim në formacion. Unë mendoj se halli i tyre është më i madh se yni”. Pra , ata pretendojnë vendin e parë, kurse ne pretendonim ..vendin e fundit!
Presidenti Duka: “ Profesor, ne do vrasim me një gur dy zogj! Edhe Interit do t’ia bëjmë qejfin se do të na duhen një ditë ( sdomos për bileta në Champions) dhe i bëjmë qejfin kumbarëve të politikës që të sollën tek Kombëtarja sepse janë tifozë të Interit..”

Sfidanti.al