Flitet për arritje aspak të vogla, por që mbeten individuale sepse në aspektin kolektiv përfundimi ishte humbje. Harri Kejn vendosi rekord të Premier Ligës si i pari lojtar që shënon 100 gola jashtë fushe, por edhe një rekord të derbeve të Londrës. Sulmuesi i Totenhemit arriti në 44 gola në ndeshje të tilla duke lënë pas rekordin e mëparshëm të legjendës së Arsenalit, Tieri Henri, që ka 43 rrjeta. Për rekordin e parë, lojtari që është më pranë tij është Uejn Runi me 94! Jo vetëm kaq, por kapiteni i Anglisë ka 14 gola të derbit të Londrës së veriut mes Totenhemit dhe Arsenalit, në 18 ndeshje, e ky gjithashtu është një derbi.
Sfidanti.al