Barça kalon “ferrin” e Majorkës, Ksavi fërkon duart për Levandovskin dhe Ter Shtegenin!

Kur ke një fenomen në portë dhe një në sulm, gjithmonë është më e lehtë. Kështu edhe për Barcelonën që fitoi 1-0 në fushën e Majorkës, duke u kthyer të paktën përkohësisht në krye të La Ligës. Levandovski shënoi që në 20’ dhe ai ishte goli i vetëm i ndeshjes, ndërsa Ter Shtegeni bëri disa pritje shpëtuese. “E vërtetë që ka lojtarë që vendosin fatin e ndeshjeve, – pohoi trajneri Ksavi, – por, nuk ishte vetëm meritë e tyre. Në pjesën e dytë ndjemë lodhjen dhe ishte normale pas ndeshjeve të kombëtareve. Pike dhe Alba ishin në nivel të shkëlqyer”. Ajo që veçohet te katalanasit është mbrojtje, një mur, gjë që ndihmon edhe sulmin. Kjo, edhe pse ka dëmtime. Barcelona ka 19 pikë në 7 ndeshje, një më shumë sesa Reali që nuk e ka luajtur ende sfidën e tij, ndërsa golaverazhi është i shkëlqyer, 19-1.

Sfidanti.al