Amerikanet kanë një dominim planetar që as superyjet e NBA-së të meshkujve nuk e kanë arritur. Ekipi më i fortë i planetit i shtoi një tjetër titull kabinetit tepër të pasur të trofeve duke fituar Botërorin e basketbollit për femra zhvilluar në Australi. SHBA u udhëhoq nga EjXha (A’Ja) Uilson që u shpall lojtarja më e mirë e finales ndaj Kinës dhe më e mira e turneut, ndërsa është edhe numri 1 në fuqi e NBA-së së femrave. Rezultati në finale ishte 83-61 në një ndeshje që nuk pati histori pavarësisht paraqitjes shumë të mirë të gjigandes kineze, Jueru Li (2-metroshe), që shënoi 19 pikë e kapi 12 topa në tabela. Ekipi amerikan ka 60 fitore radhazi, që është rekord botëror dhe ka fituar 6 nga 7 kampionatet e fundit botërore, katër të fundit radhazi. Në Lojrat Olimpike ka humbur për herë të fundit gjysmëfinalen në Barcelonë në 1992, ndaj ish-BRSS (që ishte me emrin Komonuelthi i Shteteve të Pavarura), udhëhequr nga ylli Natalia Zasulskaja.
Sfidanti.al