Firmino rinovon me Liverpulin, shpejt priten Salah e Mane!

Dikur ishte “Fab Four”, ndërsa tani është “Fab Three”, pra nga të mrekullueshmit kanë mbetur vetëm 3, dhe Liverpuli nuk dëshiron t’i humbasë. i pari që u kandis të vazhdonte karrierën në “Anfild” ishte Roberto Firmino, me brazilianin që firmosi rinovimin e kontratës deri në vitin 2023. Sulmuesi do të ketë rritje rroge deri në 180 000 paund stërlina në javë (rreth 200 000 euro), edhe pse mbetet ende shumë poshtë më të paguarve si Aleksis Sançez, Pol Pogba apo Kevin De Brujn.

Gjithsesi, trajneri Klop ka lajme të tjera të mira, pasi shpejt pritet që të rinovojnë kontratën edhe dy magjikët e tjerë, Mohamed Salah dhe Sadio Mane. Firmino po pret dy shokët që treshja e famshme SMF të vazhdojë të jetë bashkë. “Ishte një vendim i lehtë për t’u marrë, – u shpreh njeriu që ka shënuar 27 gola në 50 ndeshje këtë sezon.

Sfidanti.al