Ferrari në “pole” me Leklerkun, Hamilton niset vetëm i 7-ti!

Lajme të mira për makinën italiane që fiton në provat zyrtare të Formula 1 për herë të parë pas gati dy viteve. Sharl Lëklerk e mbylli në vend të parë seacën për “pole position” në Çmimin e Madh të Monakos, në Montekarlo. Sido që të shkojë (sepse piloti vendas u përplas dhe dëmtoi makinën Ferrari), ndryshimi është i qartë, ndërsa Mercedesi ishte në krizë, por më shumë ishte i tillë Ljuis Hamilton. Kampioni i botës në fuqi doli vetëm në vend të 7-të, dhe kjo do të thotë shumë në një pistë kur nuk mund të parakalosh. Pra, Mercedesi nuk ishte aq keq përderisa Valteri Botas doli në vend të tretë, disa të qindat larg Maks Verstapenit dhe vetëm 2 të dhjetat pas Lëklerkut, kurse Hamilton i pati problemet në makinën e tij. Anglezi 36-vjeçar, ose duhet të bëjë një nisje shumë të mirë për të rikuperuar pozicione, ose ndryshe nuk ka asnjë shans që të fitojë, madje edhe që të jetë në podium.

Sfidanti.al