Ferdinand i thotë Solskjerit t’i tregojë kufirin Kristiano Ronaldos

Jemi mësuar që superylli portugez të sillet në këtë mënyrë, të bëjë si trajner i ekipit ndërsa është në stol, diçka që e ka bërë me Portugalinë e drejtuar nga trajneri Santos. Gjithsesi, përsëritja e kësaj sjelljeje në stadiumin e Jang Bojsit në Zvicër nuk i pëlqeu ish-shokut të Ronaldos, Rio Ferdinand, i cili i dha një këshillë Ole Gunar Solskjerit. “Nëse do të isha trajner, ndershmërisht do t’i thoja që të ulej, – tha ai për BT Sportin, – Unë e kuptoj se përse ndodh kjo me Kristianon. Ai ka shumë pasion dhe dëshiron të fitojë, dhe mezi e përmban veten. Nuk është e lehtë t’ia thuash këtë Ronaldos, por një trajner duhet të sillet kështu”.

Sfidanti.al