Ky është vendimi i Federatës që, ndonëse nuk do të sigurojë barazi në mënyrë absolute, sërish është një hap i madh përpara. Drejtuesit e futbollit amerikan (atij tradicional europian, jo atij tradicional amerikan që i ngjan regbisë) vendosën që të nënshkruajnë kontrata me pagë të njëjtë për lojtarët e kombëtareve të meshkujve dhe femrave. Kjo do të thotë se futbollistët dhe futbollistet do të shpërblehen barabar kur vjen puna për arritjet e kombëtareve, ndërsa diferenca nëpër klube natyrisht që do të vazhdojë. Ky vendimi i Federatës vjen pas një lufte të ashpër të bërë nga dy yje të femrave si kapitenia Megan Rapinou dhe sulmuesja Aleks Morgan. Po ashtu, Federata synon të barazojë shpërblimet e dy ekipeve për sukseset në kupat e botës.
Sfidanti.al