Momentin e ka të vështirë, edhe pse në kampionat gjithçka po shkon mirë. Paris SG vetëm barazoi në Belgjikë ndaj Klub Bryzhit në Champions, dhe kritikat kanë nisur e nuk po pushojnë. “Shigjeta” për superyjet Mesi, Nejmar e Mbape, të cilët nuk arritën që të shkëlqenin ndërsa tifozët prisnin krejt tjetër gjë. Trajneri parizien, Maurisio Poçetino, e kupton momentin, por përpiqet që ta kalojë sa më shpejt, po ashtu shpreson që gjendja të ndryshojë. Së pari, si çdo trajner normal në botë, i del në krah lojtarëve të tij. “Natyrisht ne duhet të përmirësohemi, – thotë argjentinasi, – nuk është se më shqetëson kjo që thoni ju. Treshja e sulmit e bëri mirë punën e saj në mbrojtje, por ne duhet të jemi të fortë në aspekte të tjera të lojës. Ata (Mesi-Nejmar-Mbape) kanë nevojë për kohë që të kuptojnë njëri-tjetrin”.
Sfidanti.al