Edhe Karl-Hajnc Rumenige, një njohës i madh i futbollit, është në një mendim me Havier Tebasin, presidentin e Ligës Profesioniste të Futbollit Spanjoll. Sipas tyre, Reali i Madridit mund të marrë edhe Kilian Mbapenë, edhe Erling Halandin. Gjithsesi, Rumenige nuk e përjashton që Bajerni i Mynihut të hyjë në garë për sulmuesin norvegjez, ndonëse e sheh një garë shumë të vështirë. “Do të ketë konkurrencë, – thotë ish-shefi ekzekutiv bavarez, – për të marrë Halandin duhet investim i madh. Nëse Levandovski është sulmuesi më i mirë në botë, Halandi është i dyti”. E pra, do të mundë Bajerni edhe të mbajë Levandovskin e të marrë yllin e Dortmundit, apo Reali do të jetë më i fortë për dyshen Mbape-Haland?
Sfidanti.al