Lojtarët e Lacios në krah të Strakoshës: Nuk gjykohet nga një gabim!

Edi Reja ia dha një mundësi në ndeshjet eleminatore të Botërorit me Shqipërinë, por sërish ajo ishte pak. Ka shumë kohë Tomas Strakosha që nuk luan rregullisht në futbollin e vërtetë, dhe vetëm seancat stërvitore janë të pamjaftueshme, siç u duk në gabimin që bëri në Stamboll ndaj Gallatasarajit. Trajneri Mauricio Sarri deklaroi se “humbja e Lacios ishte rastësore, vetëm për një gabim, por futbolli i pranon gabimet”. Portieri Ospina deklaroi se “edhe unë kam bërë gabime të tilla”, ndërsa shokët e tjerë tek Lacio e ngushëlluan menjëherë shqiptarin, duke mos e lënë vetëm. Televizioni “BT Sport” komentoi se “Strakosha nuk e kishte ndarë mendjen nëse duhej ta rrokte topin apo ta largonte, dhe kjo e shtyu në gabim”.

Sfidanti.al