“Mbape e dinte 2 javë para mbylljes së transferimeve që nuk largohej nga PSG”

Këtë e thotë shoku i tij i skuadrës, Ander Herrera. Mesfushori spanjoll, që shënoi golin parizien në barazimin 1-1 me Bryzhin në Champions, shprehets e Kilian Mbape e kishte të qartë që në mes të muajit gusht se nuk kishte asnjë mundësi për t’u larguar për tek Reali. “Mbape e dinte që dy javë përpara se nuk do të largohej nga Paris SG”, – tha Herrera. Duket se presidenti Al Helaifi ia kishte bërë të qartë 22-vjeçarit se nuk do të pranonte asnjë nga ofertat e Realit, as edhe nëse do të ishin 200-milionëshe. Përsa i përket rinovimit të kontrtaës së sulmuesit në Paris, Herrera thotë se gjithçka do të varet nga ajo që do të ndodhë këtë sezon. Pra, nëse fitohet Championsi, ndoshta Mbape kandiset për të qendruar.

Sfidanti.al