Edhe Ronaldos i paska rënë vlera kur vishka fanelën bardhezi. Ndoshta edhe për shkak të pandemisë, operacioni financiar më ambicioz në historinë e klubit nuk dha përfundimin e pritur dhe Juventusi e mbylli sezonin me një humbje të thellë. Në 2020-2021 u humbën 210 milionë euro, pra shpenzimet ishin pikërisht kaq mbi atë që u fituan, një rritje “në të kuqe”, pasi një sezon më parë humbjet ishin “vetëm” 90 milionë. Borxhi i klubit arrin në 389 milionë euro, dhe nga kjo kuptohet se përse presidenti Anjeli kërkon me patjetër Superligën Europiane. Largimi i Ronaldos mund të ndihmojë, por gjithsesi humbjet janë shumë më të mëdha sesa mund të shkaktohen për një rrogë, bashkë me taksat.
Sfidanti.al