Qëlloi që 3 minuta para përfundimit të pjesës së parë në “Elbasan Arena” të ndodhte momenti më i dyshimtë deri tani në sezonin e ri të Abisnet Superligës. Dinamo shënoi në portën e Laçit me anë të malazezit Shofranac, por gjyqtari Ferataj e anuloi golin me ndërhyrjen e VAR-it. Protestat ishin të shumta sepse momenti ishte vërtet tepër i dyshimte, dhe Shofranac u duk në vijë me mbrojtësin kurbinas. Në fund të ndeshjes, Laçi barazoi me anë të Roganoviçit dhe sërish pati punë për VAR-in. Këtë herë, teknologjia tha “i rregullt” dhe Ferati e akordoi rrjetën e barazimit 1-1. U deshën 100 minuta për të përfunduar ndeshjen dhe dy herë ndërhyrje të teknologjisë, ndërsa momentet vendimtare ishin me Laçin.
Sfidanti.al