Mustafi sulmon Shalken: Ndërroi 4 trajnerë, si mund të kisha sukses?!

Ndoshta ka të drejtë, ndonëse duhet të tregojë veten tek Levante në La Liga. Shkodran Mustafi flet si lojtar i klubit spanjoll, ndërsa pyetet për periudhën e kaluar në Gelsenkirshen tek Shalke. “Blutë Mbretërorë” ranë nga kategoria duke shkaktuar një dëshpërim te tifozët e shumtë të klubit. “Edhe unë u dëshpërova shumë sepse Shalke është emër i madh në Gjermani, – thotë ish-lojtari i kombëtares së Gjermanisë me origjinë shqiptare, – ne ramë nga kategoria, por tani dua të mendoj për punën time të tanishme. Ka rëndësi të jem në një klub ku më duan”. Shalke shkarkoi 4 trajnerë sezonin e kaluar, ndërsa u rrëzua nga Bundesliga pas 30 vjetësh.

Sfidanti.al