Falenderimi emocionues i Ronaldos për tifozët e Liverpulit vonoi vetëm një ditë!

Nderimi për kujtimin fëmijës së tij të humbur ndodhi të martën në mbrëmje, të mërkurën pati jehonë në të gjithë Europën dhe falenderime nga njerëzit e afërt të familjes, ndërsa vetë Kristiano foli vetëm dje. U vonua vetëm një ditë babai i fëmijës që e priste si engjëll dhe që nuk e pati kurrë. “Një botë, një sport, një familje globale, – shkruajti ai në Instagram, – faleminderit Anfild. Unë dhe familja ime nuk do ta harrojmë kurrë këtë moment respekti dhe ngrohtësie”. Ishte normale që CR7 të vonohej pak, pasi dhimbja e tij ishte e madhe, ndoshta vetëm pak më e vogël sesa e nënës, Georginë. Padyshim që Kristiano e ndoqi ndeshjen në televizor, të paktën për pak momente, për të provuar emocionet e minutës së 7-të kur 44 000 tifozë në “Anfild” mbajtën një minutë me duartrokitje si mbështetje për të dhe familjen e tij.

Sfidanti.al