“Kafshimi” i sanksioneve, Çelsi humb 1 milionë paundë ndaj Arsenalit!

Roman Abramoviç është në shënjestër të qeverisë britanike, sepse miliarderi rus cilësohet si njeri i afërt i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Në ndeshjen ndaj Arsenalit, Çelsi ndjeu për herë të parë ndikimin e sanksioneve ndaj pronarit të aksioneve të klubit, pasi hyri në fuqi kufizimi i shitjes së biletave. Nga rreth 42 000 vende që ka “Stemford Brixhi”, të pranishëm ishin rreth 25 000. Kjo do të thotë afërsisht 17 000 spektatorë më pak, që me një llogari të çmimit mesatar të biletës në stadium, i bie që humbja financiare të ketë qenë diçka më shumë se 1 milionë paundë stërlina vetëm për këtë ndeshje.

Sfidanti.al