Erdhi dita e Gjimshitit, luan si titullar dhe thotë: Trajneri na do mbrojtës sulmues!

Më në fund mbrojtësi i kombëtares luajti jo një copë, por një ndeshje të tërë. Trajneri Gasperini natyrisht nuk kishte ndonjë dyshim tek aftësitë e Berat Gjimshitit, ndonëse e kishte lënë rregullisht në stol gjatë janarit për shkak se ai kishte mundësi të largohej. Tani duket se gjithçka ka ndryshuar dhe Gjimshiti e ka marrë sërish “tapinë” e vendit të tij në formacionin e Atalantës. Ai ishte për 90 minuta si titullar në ndeshjen ndaj Sampdorias në Bergamo, fituar 2-0 me gola të Mehles dhe Lokmanit. “Trajneri na kërkon që edhe ne mbrojtësit të ndihmojmë sulmin, – tha shqiptari i Kosovës pas ndeshjes, – ai kërkon që të jemi bashkëpunues”. Suksesi bën që Atalanta të jetë krejtësisht në luftë për Championsin me 38 pikë në 20 ndeshje, po aq sa Milani që ka 19. Edhe pse bergamaskët nuk ishin në formën më të mirë, sërish ia dolën.

Sfidanti.al