Vendimet e VAR-it do t’i tregohen tifozëve në Kupën e Botës së Klubeve!

Do të jetë rasti i parë në futboll dhe do t’i ngjajë sporteve amerikane. Zyrtarët e FIFA-s kanë vendosur që vendimet e VAR-it të jepen hapur për tifozët në stadium dhe kjo do të jetë hera e parë që do të ndodhë në sportin më popullor të botës. Sipas zyrtarëve, kjo risi që do të ndodhë në Kupën e Botës për klubet në ditët e ardhshme. Do të jetë një “projekt pilot” për t’i ngjarë kriketit dhe futbollit amerikan, ndërsa turneu do të mbahet në Marok. Reali i Madridit është përfaqësuesi i Europës, ndërsa vjet trofeun e fitoi Çelsi.

Sfidanti.al