Shpesh këto lloj dëshirash lindin në momente vështirësish për punëdhënësin e radhës. Kështu bëri Romelu Lukaku që, papritur, në verën e vitit 2021 rizbuloi dashurinë për Çelsin dhe u largua nga Interi për të marrë një rrogë shumë më të madhe në Londër. Rrugën e kundërt duket se do të bëjë Zhorginjo, mesfushori italian i Bluve të Tomas Tuhelit, ndërsa disa prej yjeve mendohet se janë në procesin e braktisjes së “anijes që po mbytet”. Çelsit i largohet pronari që e bëri të madh, Roman Abramoviç, ndërsa e ardhmja mbetet mister. Agjenti i Zhorginjos, kampion i Europës me Italinë dhe po ashtu kampion i Europës me Çelsin, thotë se ëndrra e tij është që të kthehet në Serinë A. Zhoao Santos pohon se “Zhorginjo mund të shkojë tek Milani, Interi, Juventusi, Roma apo Napoli”.
Sfidanti.al