Rinovimi i Brozoviçit e kthimi në fushë, ndoshta “magjia” për Interin!

Papritur është bërë lojtari më i rëndësishëm dhe këtë e kuptojnë edhe drejtuesit, edhe tifozët. Marcel Brozoviç dikur ishte gati të “përzihej” nga Interi, por prej 2-3 vjetësh është i pazëvendësueshëm ndaj edhe cilësohet lajm i madh që ai ka rinovuar. Nuk ka pasur pretendime të jashtëzakonshme, ka pranuar një rrogë bazë prej 6 milionë eurosh (që Dibala nuk e deshi), plus shpërblime të tjera me klauzola, që mund t’i shtojnë edhe nja 2 milionë euro të tjera në sezon. Rinovimi i tij, që pritej prej ditësh, mund të jetë një katalizator për skuadrën zikaltër të trajnerit Simone Inzagi, që këto kohë nuk ka bindur aspak. Po ashtu, nxitje e madhe pritet të jetë kthimi i tij në fushë që nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen e Championsit ndaj Liverpulit.

Sfidanti.al