Rusia synon të organizojë Europianin e vitit 2028 ose 2032!

Lufta vazhdon dhe nuk dihet sesa kohë do të vazhdojë, ndërsa “mallkimet” për shtetin moskovit nuk kanë të reshtur, të paktën në atë pjesë të botës që quhet “Perëndim”. Gjithsesi, Rusia është (ende) pjesë e kësaj pjese të rruzullit, dhe synon që të fitojë të drejtën për organizimin e Kampionatit Europian të futbollit të vitit 2028 ose 2032. Federata Ruse e ka mbështetur një kandidaturë të tillë që do të prezantohet në UEFA. Për momentin, kombëtarja ruse është e përjashtuar nga Botërori në Katar, dhe skuadrat ruse janë përjashtuar nga kupat e Europës (ka një ankimim në KAS), po ashtu edhe në sportet e tjera. Për Euro 2028 thuhet se favoritë janë Britania e Madhe me Irlandën, por edhe Turqia pritet të hedhë kandidaturën.

Sfidanti.al