Presidenti i Federatës, Le Gre, ishte një nga njerëzit më të shqetësuar pas refuzimit të sulmuesit të Paris SG, për të marrë pjesë në aktivitetet e marketingut me ekipin kombëtar. E qartë, që Kilian Mbape kërkon të ketë për vete një pjesë të të ardhurave nga e drejta e imazhit, ndonëse në kombëtare këto gjëra për momentin nuk bëhen. “Do të marr avokatët tanë dhe do të takojmë avokatin e Kilianit për t’i dorëzuar një dokument lidhur me detyrimet që ka ndaj kombëtares dhe Federatës”. Presidenti dëshiron të sqarojë se të ardhurat që fitohen nga sponsorët jepen që të gjitha për sektorin e futbollit amator dhe për kombëtaren. Këto të ardhura për këtë vit janë 90 milionë euro. Gjithsesi, nuk dihet nëse do të arrihet një marrëveshje me Mbapenë. “Nuk dua të flas për sanksione, ndihem keq kur e bëj, por do të flasim me lojtarin”, – thotë presidenti.
Sfidanti.al