Miluoki dërrmon Çikagon, u kujton të gjithëve kush është kampion

Fitore të tilla japin shumë besim, vijnë në kohën e duhur, dhe u kujtojnë të gjithëve se cilët janë kampionët e NBA-së. Miluoki Baks triumfoi ndaj Çikagos me rezultatin e thellë 126-98, dhe suksesi ishte tepër i rëndësishëm edhe sepse u arrit ndaj ekipit që kryeson Konferencën Lindore. Janis Adetokumbo shënoi 25 pikë në më pak se 30 minuta, si dhe kapi 17 topa në tabela, dha 5 asistë, bllokoi 3 gjuajtje dhe vodhi 1 top, por edhe e humbi vetë topin 9 herë. Me të vërtetë u tregua shumë “hutaq”! Gjithsesi, kjo nuk ia uli vlerësimin për paraqitjen dhe mori notën 28. Lajm shumë i rëndësishëm për kampionët ishte kthimi në ekip i Bruk Lopezit, lojtari më i rëndësishëm qendër që kanë, dhe që ka qenë i dëmtuar. Rikthimi i Lopezit vjen në momentin e duhur ndërsa afrohet plej ofi, ndërsa luajti 24 minuta duke shënuar 10 pikë e kapur 6 topa në tabela. Mungesa e Midëltonit nuk u ndje, ndërsa Holidei shënoi 27 pikë dhe shërbeu 7 asistë. Majemi vazhdon të kryesojë në Lindje me 47 fitore e 25 humbje, ndërsa Miluoki është i dyti me 45 fitore e 27 humbje, diçka më mirë sesa Filadelfia.

Sfidanti.al