A do të mundë Barcelona të kënaqë Arauhon dhe Gavin?!

Lajmet nga Spanja janë që katalanasit nuk poi a dalin deri tani. Dy nga lojtarët më të mirë të Barcelonës, Ronald Arauho dhe Gavi, nuk i kanë pranuar ofertat e klubit për të rinovuar kontratat. Problemi është i madh për gjendjen financiare në “Kamp Nou” dhe për faktin se kontratat aktuale përfundojnë shpejt dhe klauzolat e transferimit nuk janë aspak penguese. Sipas të përditshmes madrilene, “Marka”, kjo është hera e tretë që Arauho dhe Gavi refuzojnë ofertën e presidentit Laporta, gjë që tregon se ata nuk janë aq të “hipnotizuar” për të luajtur patjetër tek Barça. Diferenca financiare mes kërkesës dhe ofertës duket e madhe, dhe do të duhet ndonjë mrekulli që kontratat të rinovohen. As fitorja 4-0 në Madrid ndaj Realit, dhe fakti se skuadra e Ksavit mund të jetë “ajka” e Europës sezonin e ardhshëm, nuk ka bërë punë deri tani.

Sfidanti.al